Aurel Kaziu, i cili u arrestua një ditë më parë nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Mendares, është pezulluar nga detyra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.
28-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e strukturave të policisë për tri vjet, u kap gjatë transportit të paligjshëm të më shumë se 1 milion eurove së bashku me dy persona të tjerë.
Dyshohet se paratë vijnë nga grupe kriminale, ndërsa ende nuk është e qartë se ku ishin destinuar ato.
Po ashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për përfshirjen e Aurel Kaziut në këtë rast.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


