Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullim të dialogut strategjik me Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë shkuar në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka konfirmuar për KosovaPress, duke thënë se për temat që është diskutuar nuk e di dhe për këtë çështje flet kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“E di që ka takim temat tjera flet kryetari vetë”, tha ai.
Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ndodhet në takimin që po zhvillohet në Ambasadën Amerikane, pas pezullimit të SHBA të dialogut strategjik.
Këtë e ka konfirmuar deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu e cila tha se temë diskutimi mendon se është vendimi i fundit i shtetit amerikan karshi Kosovës.
Ajo tha në këtë takim ndodhen liderët e partive opozitare.
“Kryetari është në takim…nuk kam informata se cila ka qenë tema por e di që në këto momente takimi është duke u zhvilluar mendoj që lidhet me zhvillimet e fundit që kanë ndodhur veprimet e ambasadës amerikane në raport me zhvillimet e fundit rreth dialogut”, tha ajo.
Në takim është edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Këtë e ka konfirmuar deputetja Time Kadrijaj.