Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Adriatik Zeqiri ka folur për arsyen e shtyrjes së procesit mësimorë në këtë komunë.
Në emisionin “Fol me Arin”, Zeqiri tha se pezullimi i mësimit ndodhi për shkak të motit të ligë që ka mbizotëruar në Fushë Kosovë e anë e kënd Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai bëri të ditur se po bëhet gjithçka që të hënën e ardhshme të nisë procesi mësimor.
“Mësimin e kemi shtyrë për një javë. Lajmi i mirë është se tani kemi një kontratë aktive që ka të bëjë me mirëmbajtje. Përpjekjet kanë me qenë maksimale që të hënën e ardhshme të fillojë procesi në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh drejtori.


