Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore, ka komentuar pezullimin e pa afat të dialogut strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.
Mbrëmë, në “Rubikon” të Klan Kosovës, Moore tha se qasja kryeneçe e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, dhe vendimet që kanë ndikuar në ekonominë e Kosovës, sipas tij, kanë çuar në suspendimin e këtij dialogu, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk ka asnjë person tjetër që është kryeministër i Kosovës tani, nuk po flas për qeverinë amerikane, po flas si vëzhgues dhe person privat. Duhet të punoni me qeverinë që është në pushtet, kuptohet. Por sa i përket bashkëpunimit, partneritetit, krijimit të diçkaje së bashku, kjo është shumë e vështirë, shumë e vështirë aktualisht”.
“Vendimet që janë marrë, për shembull për t’u mos u angazhuar me dialog në nivel ndërkombëtar, një gjë që Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht. Unë kam kaluar kohë të madhe në Bruksel, duke vëzhguar nga afër procesin e dialogut, duke inkurajuar delegacionet e Kosovës për të bërë progres, ashtu edhe delegacionin e Serbisë. Nuk është bërë progres. Nuk është faji vetëm i Albin Kurtit, por nga roli i tij nuk mund të kuptohet se po bëhet progres, madje as nuk ka interes për progres”.
“Kjo i shtohet qasjes së kryeneçësisë që i kontribuon këtyre problemeve, në kombinim me vendime të tjera, çmimet e energjisë, apo kufizime tjera të ekonomisë, që Kosova po mbetet mbrapa”, tha Moore në “Rubikon”.
The post Pezullimi i dialogut strategjik, Moore: Qasja kryeneçe e Kurtit iu kontribuon problemeve appeared first on Klan Kosova.