Pezullimi i dialogut strategjik, Gaxheri: Rezultat i akumulimit të veprimeve të Qeverisë Kurti (VIDEO)

Pezullimi i dialogut strategjik, Gaxheri: Rezultat i akumulimit të veprimeve të Qeverisë Kurti (VIDEO)

Gazetari Ardian Gaxheri ka folur në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova lidhur me pezullimin e dialogut strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ai theksoi se ajo që po ndodh me Kosovën është rezultat i një akumulimi të veprimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë Kurti, transmeton Klankosova.tv.

“Kur flasim për ShBA-në, duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk po flasim për një shtet si Kosova. ShBA-ja bën strategji afatgjate dhe janë 99 vite përpara botës me strategji dhe gjeopolitikë. Po flasim për superfuqinë numër një të botës, dhe ata nuk marrin vendime brenda ditës. Çka ka ndodhur me Kosovën është një akumulim i veprimeve të njëpasnjëshme ndaj qeverisë Kurti, veprime të cilat u pasuan edhe nga deklaratat e z.Kurti se ‘ne nuk do të futemi në ShBA, por në Bashkimin Evropian’. Prandaj nuk na duhet dialogu me ShBA-në, por me partnerët evropianë”, tha Gaxheri./Klankosova.tv

 

The post Pezullimi i dialogut strategjik, Gaxheri: Rezultat i akumulimit të veprimeve të Qeverisë Kurti (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.