Pezullimi i dialogut, OVL UÇK: Kosova nuk guxon të dëmtojë aleancën e saj jetike me ShBA-në

Pezullimi i dialogut, OVL UÇK: Kosova nuk guxon të dëmtojë aleancën e saj jetike me ShBA-në

OVL UÇK ka reaguar pas pezullimit të dialogut strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.

Në reagimin e organizatës thuhet se ky është një lajm i rëndë dhe një sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit, transmeton Klankosova.tv.

Sipas OVL UÇK-së, çdo krizë politike që dëmton marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara prek vetë themelet e shtetit.

OVL UÇK ndër të tjera ka apeluar për unitet kombëtar dhe përgjegjësi shtetërore.

“Kosova nuk guxon të humbasë arritjet e saj historike dhe as të dëmtojë aleancën e saj jetike me SHBA-të. Luftëtarët e UÇK-së dikur ishin në front për lirinë e Kosovës, sot jemi ushtarë të përkushtuar të aleancës me Amerikën”.

“OVL UÇK do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në reagim.

The post Pezullimi i dialogut, OVL UÇK: Kosova nuk guxon të dëmtojë aleancën e saj jetike me ShBA-në appeared first on Klan Kosova.