Pezullimi i dialogut nga SHBA-ja, Joseph: Kush po thotë që Administrata s’po merret me Ballkanin?

news image

Analisti amerikan dhe njohësi i Ballkanit Perëndimor, profesori Edward P. Joseph, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të SHBA-së për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën.

Joseph ka cilësuar këtë veprim si një shenjë se Shtetet e Bashkuara po i kushtojnë vëmendje rajonit.

“Kush po thotë që Administrata s’po merret fare me Ballkanin?”, ka shkruar Joseph duke shpërndarë qëndrimin e të premtes të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Ambasada njoftoi dje se: “Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/