Petrovska: Nuk e di nëse ASK do të ketë guxim të bëjë deklasifikim të pjesërishëm

Petrovska: Nuk e di nëse ASK do të ketë guxim të bëjë deklasifikim të pjesërishëm

Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska thotë se mbikëqyrja në ASK bëhet në interes dhe opinion të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë do ta përsëris kërkesën, se kjo mbikëqyrje bëhet në interes të opinionit dhe qytetarëve dhe ata duhet të jenë imperativ për ne në punën tonë si deputetë, si përfaqësues të pushtetit popullor. Nuk e di nëse Agjencia për Siguri Kombëtare do të ketë guxim të bëjë deklasifikim të pjesërishëm, janë në interes në mënyrë që në hollësi të mund t’i kumtojmë opinionit, tha deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska në deklaratë për mediumet.


Petrovska tha se nga kjo mbikëqyrje pret që t’u lejohet kontrolli në të gjitha dokumentet të cilat do t’i kërkojmë, të cilat agjencia kuptohet, konsideron se duhet të jenë të kapshme për ne, por ato të cilat do t’i kërkojmë.

“Personalisht unë kam përgatitur rreth 30 pyetje të cilat do të bëj, ndërkaq kuptohet, janë në interes të ndriçimit të këtij rasti.
Një nga ato pyetje të cilat do t’i parashtroj, ndërkaq për fat të keq nëse takimi do të jetë i klasifikuar, nuk do të mund t’ua jap unë përgjigjen, është se çfarë ka ndodhur me poligrafistin i cili përmendet, së paku në brifingjet të cilat i ka një pjesë e opinionit, si kyç, përkatësisht ai i cili i ka bërë testimet poligrafike. Nëse është akoma në punë ai, nëse është larguar, nëse ka shkuar nën presion etj?

Çfarë ka ndodhur me shefin e kontrollit të brendshëm, përse ai është zëvendësuar? Sipas informatave të mia, ndoshta nuk është e vërtetë, por përse ai është zëvendësuar mu para se të fillojë ky hetim i brendshëm në agjenci dhe kështu me radhë?

Janë shumë pyetje të cilat, siç thashë, janë në interes të kësaj mbikëqyrjeje dhe sigurimit të së vërtetës rreth këtij të ashtuquajturi skandal”, tha Petrovska./Telegrafi/