Drejtori i zyrës serbe për propagandë kundër Kosovës, Petar Petkoviq, kësaj here e ka tejkaluar edhe veten në arrogancën e tij kur ka deklaruar se Beogradi “nuk përzihet në zgjedhjet në Kosovë, sepse Kosova është Serbi!!!”, dhe ka vazhduar se “Lista Serbe do të rikthejë katër komunat në veri dhe do të konfirmojë fitoren në jug të Ibrit”.
Petkoviq ka treguar haptas se Lista Serbe ka mbështetjen e plotë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Beogradi nuk përzihet në zgjedhjet në Kosovë, sepse Kosova është Serbi. Ai që po përzihet dhe po mbështet haptazi dhunën e bllokuesve në Beograd është Kurti, i cili është shumë nervoz sepse e di që Lista Serbe do t’i rikthejë katër komunat në veri dhe do ta konfirmojë fitoren në jug të Ibrit. Dhe serbët nga Kosova gjithmonë do ta kenë mbështetjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Deri në fitoren e Listës Serbe”, ka deklaruar Petkoviq.
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili premtoi 400 vende pune për serbët në Kosovë, duke e cilësuar këtë si ndërhyrje në zgjedhjet lokale të Kosovës të caktuara për 12 tetor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!