Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove, do të hyjë një operacion të martën për të vendosur një defibrilator të brendshëm të heqshëm, pas një arresti kardiak që pësoi gjatë ndeshjes së Serie A kundër Interit javën e kaluar, raporton Sky Sport Italia dhe media të tjera italiane.
22 vjeçari, do të operohet në spitalin Careggi në Firence, ku do të i vendoset pajisja si pjesë e protokollit që do të çojë në largimin e tij nga spitali.
Sipas raporteve të ditës së hënë, ai pritet të lirohet nga spitali mes datave 12 dhe 14 dhjetor, pra deri në fund të javës.
Defibrilatori i brendshëm është i heqshëm, që do të thotë se Bove mund ta mbajë atë përkohësisht dhe më pas të vendosë, në marrëveshje me mjekët e tij, nëse do të vazhdojë ta mbajë për një periudhë më të gjatë ose ta heqë atë më vonë.
Incidenti ndodhi më 1 dhjetor, kur Bove ra pa ndjenja në minutën e 17-të të ndeshjes kundër Interit në Firence.
Ai u dërgua menjëherë në spitalin e afërt në Careggi, ku u konfirmua se kishte pësuar një arrest kardiak.
Disa ditë pas ngjarjes, Bove ishte zgjuar, ndërsa u mbajt në kujdesin intenziv. Ai ka qëndruar në spital që nga ajo kohë, shkruan Football-italia.net, përcjell Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>