E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmePeshku “alien” po pushton detin Adriatik, studiuesit japin alarmin: Është vdekjeprurësSinjali

Peshku “alien” po pushton detin Adriatik, studiuesit japin alarmin: Është vdekjeprurësSinjali

Një kërcënim i ri po përhapet me shpejtësi në ujërat e Mesdheut: peshku “Lagocephalus sceleratus”, një specie jashtëzakonisht toksike dhe pushtuese, po zgjerohet drejt brigjeve të Italisë, Shqipërisë e Kroacisë. Origjina e tij është nga Oqeani Indian, por ka hyrë në Mesdhe përmes Kanalit të Suezit, përmes një fenomeni të njohur si “migrimi lessepsian”.

Kohët e fundit, ky peshk është parë në pjesën veriore të Detit Adriatik, në një përhapje më të gjerë se kurrë më parë. Ai tashmë përbën një rrezik serioz për ekosistemin detar dhe për shëndetin e njeriut. Arsyet? Ky peshk përmban tetrodotoksinë – një neurotoksinë që është 100 herë më vdekjeprurëse se cianuri dhe për të cilën nuk ka antidot. Vetëm disa miligramë janë të mjaftueshme për të shkaktuar paralizë, ndalim të frymëmarrjes dhe vdekje, shkruan A2 CNN.

Në Evropë, konsumimi i këtij peshku është rreptësisht i ndaluar. Në Japoni, një specie e ngjashme e njohur si “fugu” përgatitet vetëm nga kuzhinierë të trajnuar, por edhe atje rreziku mbetet i lartë. Në rastin e peshkut të argjendtë, siç edhe ai njihet, përmbajtja e toksinës është aq e lartë sa përpunimi i sigurt është pothuajse i pamundur.

Përveç rrezikut për njerëzit, ky peshk po kërcënon edhe biodiversitetin e Mesdheut. Ai është një grabitqar agresiv që ushqehet me molusqe dhe peshq të vegjël, duke dëmtuar popullatat vendase, shkruan A2. Me një ritëm të lartë riprodhimi dhe mungesë grabitqarësh natyralë, ai po përhapet pa kontroll. Peshkatarët gjithashtu po përballen me dëme në rrjeta dhe mjetet e tyre të peshkimit.

Në disa vende si Greqia, Turqia dhe Qiproja, autoritetet kanë nisur të shpërblejnë peshkatarët që kapin këtë specie. Edhe në Spanjë dhe Itali janë ndërmarrë masa: nga përfshirja në listat e specieve invazive deri te fushatat e informimit publik.

Shkencëtarët paralajmërojnë se, për shkak të ndryshimeve klimatike dhe rritjes së temperaturave në Mesdhe, kjo specie mund të jetë tashmë një pjesë e qëndrueshme e ekosistemit.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT