Një peshkop i akuzuar se kishte 17 të dashura të fshehta, ka dhënë dorëheqjen pasi u zbulua se i kishte dërguar aksidentalisht fotografi dhe video pastrueses së tij.
Ciro Quispe López, 51 vjeç, është peshkopi i Juli në Peru dhe tani ia ka dorëzuar dorëheqjen e tij Papa Leos, transmeton Telegrafi.
Një hetim i Vatikanit intervistoi tre nga të dashurat e dyshuara të peshkopit, si dhe pastruesen e tij – dhe është raportuar se disa nga gratë zbuluan për njëra-tjetrën dhe gati u përplasën.
Quispe i ka mohuar akuzat, duke thënë se ato janë një fushatë shpifjeje nga “duar të errëta”.
Paola Ugaz është një gazetare peruane që ka parë një dokument të Vatikanit që detajon hetimin.
Ajo i tha The Times: “Një murgeshë që ishte një nga të dashurat e Quispe ishte xheloze për një avokate me të cilën peshkopi po takohej gjithashtu dhe i dërgoi informacione në lidhje me aferat e tij një të dashure të tretë e cila u grind me avokaten. Ishte një telenovelë e vërtetë, por gjithashtu zbuloi një abuzim serioz të pushtetit”.
“Shumë nga 17 gratë ishin shumë të frikësuara për të folur hapur sepse kishin frikë prej tij”, shtoi ajo.
Hetimi i Vatikanit filloi pas një hetimi nga Kevin Moncada, gazetar për gazetën peruane Sin Fronteras.
Hetimi thuhet se studioi mesazhe audio, foto dhe video të dërguara nga peshkopi te gratë.
Është raportuar se një mesazh konfirmoi se Quispe kishte kryer marrëdhënie seksuale në rezidencën e tij zyrtare.
Për më tepër, Quispe dyshohet se i ka dërguar aksidentalisht pastrueses së tij fotografi dhe video të destinuara për dashnoret e tij.
Ajo u ankua menjëherë në Kishën Katolike, duke thënë se kishte parë flokët e grave në dushin e tij dhe duke pretenduar se “çarçafët e tij kishin njolla” të cilat ajo duhej t’i pastronte. /Telegrafi/