Pesë të raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Vrasja e trefishtë: Thirret konferencë në ora 18:00 nga policia në Gjilan dhe Prokurori i Shtetit

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit.

Në tri raste, tre persona janë arrestuar për dhunë brenda familjes, derisa në dy të tjera rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.

Më poshtë raporti i policisë:

Fushë Kosovë / 28.09.2025 – 10:25. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar njëri tjetrin personat kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 28.09.2025 – 17:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e dyshuara shtetase e huaj pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete i ka dëmtuar kompjuterin dhe tavolinën e punës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë / 28.09.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe dyshohet se ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Podujevë / 28.09.2025 – 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Vushtrri / 28.09.2025 – 22:02. Është arrestuar një person i dyshuar pasiqe I njejti dyshohet se ka kryer vepren e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit I njejti është dërguar në mbajtje.

The post Pesë të raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë appeared first on Klan Kosova.