E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePesë të lënduar në aksidentin zinxhiror në Sllatinë

Pesë të lënduar në aksidentin zinxhiror në Sllatinë

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksident zinxhiror në Sllatinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Luljeta Mehmeti nga zyra për media e Policisë së Kosovës, e cila bëri të ditur se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Duke u bazuar në të dhënat fillestare nga tereni, ju informojmë se me datën 18.07.2025 rreth orës 12:00 në drejtimin Prishtinë- Pejë, respektivisht në fshatin Sllatinë, është raportuar për një aksident trafiku zinxhiror ku të përfshira kanë qenë pesë (5) vetura”.

“Lidhur me rastin të gjitha njësitë relevante duke përfshirë edhe ato mjekësore, kanë dal në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij aksidenti, deri me tani raportohet për pesë (5) persona të lënduar të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësitë kompetente policore janë duke e trajtuar rastin për procedurat e mëtejme”, thuhet tutje në konfirmim./Klankosova.tv

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, s’dihet për të lënduar

The post Pesë të lënduar në aksidentin zinxhiror në Sllatinë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT