Saturday, February 28, 2026
spot_img
HomeLajmePesë të lënduar në aksident rrugor afër Ranillugut

Pesë të lënduar në aksident rrugor afër Ranillugut

Një aksident trafiku ndodhi sot rreth orës 15:00 në rrugën magjistrale Gjilan-Kamenicë, afër fshatit Ranillug, ku u përfshinë dy vetura civile.

Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, për Sinjalin bëri të ditur se pesë persona pësuan lëndime të lehta. Njësitet rajonale po hetojnë rrethanat e aksidentit.

“Ju njoftoj se një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën magjistrale Gjilan-Kamenicë, afër fshatit Ranillug, aksidenti ka ndodhë në mes të dy veturave civile.

Sipas hetimeve të para, pesë persona janë lënduar lehtë, si pasojë e aksidentit. Njësitet e trafikut rajonal të Policisë së Kosovës kanë dalë në vend ngjarjes dhe po i hetojnë rrethanat e aksidentit”, deklaroi Hashani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT