Pesë skuadra interesante nga secila prej top pesë kampionateve, që ja vlen të ndiqet këtë sezon

Pesë skuadra interesante nga secila prej top pesë kampionateve, që ja vlen të ndiqet këtë sezon

Sezoni i ri ka nisur dhe që tani ka sjellë shumë histori intriguese. Çdo vit nuk është e rëndësishme vetëm të shohim cilat klube të mëdha do të konfirmojnë pritshmëritë, por edhe të ndjekim skuadra më modeste që mund të befasojnë duke u ngjitur në skenën e madhe.

Më poshtë janë përzgjedhur pesë ekipe që ia vlen të ndiqen këtë sezon. Sigurisht, kjo është një listë subjektive, ndaj mezi presim të lexojmë sugjerimet tuaja në komente, hapësirën e poshtme që tashmë është ridizajnuar për ju që ta keni më të lehtë komentimin.


Villarreal

nga rikthimi i Marcelinos, “Nëndetësja e Verdhë” është kthyer në një projekt interesant. Trajneri spanjoll është i njohur për ndërtimin e ekipeve konkurruese që shpesh tejkalojnë kufijtë e tyre. Në periudhën e parë në Villarreal, ai i çoi verdhezinjtë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe në top 4 të La Ligës.

Tani, pas një sezoni ku shënuan më shumë se çdo skuadër tjetër në Spanjë përveç Barcelonës e Real Madridit, Villarreal është gati për një aventurë të re në Ligën e Kampionëve.

Skuadra përmban emra me përvojë si Juan Foyth, Dani Parejo dhe Gerard Moreno, por edhe afrime të reja të rëndësishme si Arnau Tenas, Thomas Partey, Tajon Buchanan dhe Giorgi Mikautadze. Me këtë përbërje, Villarreal premton spektakël.

Villarreal

Paris FC

Mos u ngatërroni – nuk bëhet fjalë për PSG, por për FC Paris, rivalin tjetër të kryeqytetit francez. Edhe pse fillimi në Ligue 1 ka qenë i vështirë, me humbje të thellë 5-2 ndaj Marseilles, projekti i tyre është ambicioz. Klubi mbështetet nga familja Arnault dhe Red Bull, çka e bën të qartë se qëllimet janë afatgjata.

Afrimet e verës, si Kevin Trapp, Pierre Lees-Melou dhe Moses Simon, tregojnë për një kombinim të përvojës me talentin.

Nëse arrijnë të stabilizojnë rezultatet dhe të përforcohen në janar, FC Paris mund të bëhet surpriza e kampionatit francez.

FC Paris

Nottingham Forest

Pas kualifikimit në Evropë për herë të parë pas 30 vitesh, klubi historik anglez do të luajë këtë sezon në Ligën e Evropës. Nën drejtimin e trajnerit të ri Ange Postecoglou, Forest pritet të luajë futboll më ofensiv dhe argëtues.

afatin verore ata investuan shumë, duke mbajtur yje si Morgan Gibbs-White dhe duke shtuar emra si Douglas Luiz, Dan Ndoye, James McAtee, Oleksandr Zinchenko dhe portieri skocez Angus Gunn.

Edhe nëse nuk e përsërisin suksesin e Ligës Premier të sezonit të kaluar, Nottingham mbetet një ekip që garanton spektakël.

Nottingham Forest

Como

Projekti i Cesc Fabregas në brigjet e liqenit Como është ndër më interesantët në Itali. Klubi ka bërë një afat kalimtar të nivelit të Serie A, duke sjellë Alvaro Moratën dhe talente premtuese si Martin Baturina e Jacobo Ramon.

Me yje të rinj si Nico Paz dhe një stil loje të bazuar në presion e intensitet, Como synon Evropën. Ambicia e Fabregasit është e qartë: ta vendosë klubin në elitën e futbollit italian.

Como

Eintracht Frankfurt

Shqiponjat” janë shndërruar në një forcë të qëndrueshme në futbollin gjerman. Pas sukseseve në arenën evropiane dhe një vendi të siguruar në Ligën e Kampionëve, Eintracht mbetet një skuadër që ofron ndeshje spektakolare.

Sulmi i përforcuar me Ritsu Doan dhe Jonathan Burkardt shtohet mbi dyshen e rrezikshme Omar Marmoush – Hugo Ekitike. Klubi ka treguar aftësi për të zhvilluar sulmues të mëdhenj dhe sezoni i ri pritet të sjellë shumë gola dhe emocione.

Eintracht Frankfurt

Përfundim

Këto pesë skuadra – Villarreal, Paris FC, Nottingham Forest, Como dhe Eintracht Frankfurt – janë projekte që kombinojnë histori, ambicie dhe talent.

Sezoni i ri pritet të jetë i mbushur me befasi, dhe këto ekipe kanë potencialin për të shkruar kapituj të veçantë. /Telegrafi/