Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 214 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.
Në njoftimin e policisë gjithashtu thuhet se janë ndaluar pesë shoferë me shkelje të rënda, ndaj të cilëve është iniciuar masa mbrojtëse e heqjes së patentë-shoferit, si dhe janë konfiskuar disa automjete dhe motoçikleta.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar gjithsej 6 aksidente trafiku: 4 me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 6 persona, 2 me dëme materiale.
“Policia apelon tek të gjithë shoferët për kujdes të shtuar në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar shkeljet përmes numrit 192, stacionit më të afërt policor ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./Klankosova.tv
The post Pesë shoferëve në Ferizaj i merren patentë-shoferët, kryen shkelje të rënda në trafik appeared first on Klan Kosova.