E shtunë, 14 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/pese-raste-te-dhunes-ne-familje-per-24-ore-ne-kosove/Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë -...

https://klankosova.tv/pese-raste-te-dhunes-ne-familje-per-24-ore-ne-kosove/Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë – Klan Kosova

Përgjatë ditës së premte në Kosovë u raportua për pesë raste të dhunës në familje.

Sipas policisë, rastet e dhunimit ndodhën kryesisht në Prishtinë, pastaj në Obiliq, Pejë e Kaçanik, transmeton Klankosova.tv.

Më poshtë gjeni rastet e lartpërmendura:

Prishtinë: Raportohet se pas një mosmarrëveshje tre anëtar të një familje, të dyshuarit: babai, djali dhe nëna,  janë shoqëruar në stacion policor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë: Raportohet se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Obiliq: Raportohet se viktima femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari nuk është takuar në vendbanim.

Kaçanik: Raportohet se viktima femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Pejë: Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike, ka kanosur prindin e tij. Sipas viktimës, i dyshuari  edhe ka shtënë me armë zjarri në brendi të shtëpisë dhe një here jashtë shtëpisë dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhe e fishekut. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

The post Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT