Saturday, February 28, 2026
spot_img
HomeLajmePesë persona të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në afërsi të...

Pesë persona të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në afërsi të Ranillugut

Pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën magjistrale Gjilan-Kamenicë, afër fshatit Ranillug.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura civile.

Njësitet e trafikut rajonal nga Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT