Pesë persona dyshohet se kanë rrahur një tjetër në Gjilan, e që raportohet se është përdorur edhe thikë gjatë kacafytjes.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit ende gjenden në arrati, transmeton Klankosova.tv.
âViktima mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi është sulmuar fizikisht nga pesë persona, ku njëri prej tyre ka përdorur një mjetë të mprehtë-thikë. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati, rasti nën hetimeâ, njofton policia.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>