Përurohet shkolla e re “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Mazrek të Prizrenit

Përurohet shkolla e re “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Mazrek të Prizrenit

Sot (7 tetor) u përurua shkolla e re “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në fshatin Mazrek, një investim ky i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve dhe zhvillimin e arsimit në këtë zonë të Hasit.

Shkolla moderne përfshin 13 klasa mësimi, 2 klasa për fëmijët parashkollorë, dy laboratorë të pajisur, një bibliotekë, si dhe ambiente të dedikuara për stafin shkollor, përcjell telegrafi.


Ky institucion ofron kushte të denja për nxënësit dhe mësimdhënësit, duke krijuar një mjedis të favorshëm për mësim, zhvillim personal dhe aktivitetet edukative.

Përurimi i saj shënon një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Komunën e Prizrenit. /Telegrafi/