E mërkurë, 22 Janar, 2025
spot_img
HomeShëndetësiPërurohet invertari i rinovuar i tri klinikave në Radiologjinë e QKUK-së

Përurohet invertari i rinovuar i tri klinikave në Radiologjinë e QKUK-së

Kryeministri Albin Kurti, sot së bashku me ministrin Arben Vitia përuruan e rinovimet e invertarit të Klinikës së Radiologjisë, mjekësisë nukleare dhe Klinikës së biokimisë dhe kirurgjisë.

Punimet në këto tri klinika janë kryer 90%, investim ky që ka kushtuar 393 mijë euro në rregullimin e korridoreve dhe sallave përkatëse.

Në këtë ngjarje, kryeministri tha se Shërbimi Klinik i Mjekisë Nukleare është pajisur me aparaturën SPECT- CT, kostoja e të cilit është 850 mijë euro.

“SPECT CT përdor izotopet radio-aktive për të krijuar imazhe funksionale dhe për të treguar se si funksionojnë organet ashtu edhe indet në trupin e njeriut, paralelisht me CT që krijojnë imazhe strukturore në detaje për anatominë e trupit dhe kombinim i këtyre dy teknikave ndihmon në diagnostikimin më të saktë. Janë kryer edhe trajnime e nevojshme me stafin”,

Derisa ministri Arben Vitia, njoftoi se në vazhdim do të bëhen investime të tjera aparatura të reja dhe moderne, kështu që pacientët të diagnostikohen dhe trajtohen në Kosovë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://couphaithuph.net/act/files/tag.min.js?z=8547498