E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePersonaliteti “interesant”: A është vërtetë Xhufka, kryeortodoksi i Kosovës? (VIDEO)

Personaliteti “interesant”: A është vërtetë Xhufka, kryeortodoksi i Kosovës? (VIDEO)

Kati poshtë është kafene, por pjesa sipër saj ka një funksion tjetër.

Tash e tre muaj ky objekt është shndërruar në të ashtuquajturën Mitropoli i Kishës Ortodokse të Kosovës.

Edhe pse ky llogaritet të jetë institucion paralel i kishës ortodokse serbe këtë se ka problem peshkopi i saj, Nikolla Xhufka i cili thotë të jetë shuguruar si peshkop në Itali.

Xhufka më parë ishte arrestuar pasi hyri pa leje në kishën ortodokse në Podujevë me qëllim për ta shpallur shqiptare.

Pavarësisht kësaj, këtij së fundmi ia kanë hapur derën tre komuna për takim.

Nikoqirët thonë se mysafirin e kanë pritur, sikurse të udhëheqësit e tjerë fetarë.

Edhe Komuna e Gjakovës pati të njëjtin argument.

Sipas Xhufkës kjo kishë ka 5 mijë besimtarë shqiptarë të regjistruar dhe po kërkon njohje nga kishat tjera ortodokse përfshirë edhe Patriarkanën e Kostandinopojës.

Formimi i kësaj kishe kontroverse ka ngjallur kundërshtime të shumta nga serbët ndërkohë që në Kosovë mungon ligji për bashkësi fetare.

The post Personaliteti “interesant”: A është vërtetë Xhufka, kryeortodoksi i Kosovës? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT