Arbër Hoxha ka kaluar një javë të jashtëzakonshme me fanellën e Dinamos, duke lënë pas një rrugëtim të vështirë dhe një histori të papritur që e ka bërë atë protagonist të ekipit.
Ish-trajneri i Dinamos, Sergej Jakirovic, zbulojnë se ‘Arbi’ ka shfaqur cilësi të jashtëzakonshme, duke u kthyer nga një lojtar që shumë e kishin harruar në një nga asetet kryesore sulmuese të ekipit.
“Çfarëdo që të them për Arbrin është pak për ta përshkruar. E njoh shumë mirë dhe ai erdhi te Dinamo me iniciativën time. Sa herë më kanë tallur kur e kam quajtur ‘raketë’, unë qëndroj pas çdo fjale. Ai është sulmues krahu i vërtetë: vertikal, agresiv, i shpejtë dhe me një gjuajtje të jashtëzakonshme. Në çdo bisedë me të ishim të hapur dhe të ndershëm, dhe ai ka cilësitë e një atleti të vërtetë”, deklaroi Jakirovic për Germanijak.
Sergej Jakirovic
Ai shtoi se Hoxha kishte një dëshirë të madhe për të ardhur te Dinamo dhe ishte i gatshëm të vinte në çdo përgatitje për t’u bërë pjesë e ekipit, pavarësisht pengesave burokratike dhe kontraktuale. “Falë kontributit të z. Robert Markulin nga Slaven Belupo, Dinamo sot ka një lojtar kaq me karakter dhe të jashtëzakonshëm”, u shpreh trajneri.
Hoxha nuk pati një start të lehtë: në gjysmën e parë të sezonit nuk luante gjithmonë nga minuta e parë, dhe ardhja e Marko Pjacës e kishte ngushtuar më tej mundësinë e tij për të nisur në krahun e majtë.
Megjithatë, ylli shqiptar nuk dorëzohet. Golat dhe asistet e tij, përfshirë atë të Rijekës, e kthyen në protagonist të Dinamos.
Arbër Hoxha
“Ishte një javë e jashtëzakonshme për të. Çdo gjë që bën në fushë analizohet nga fundjava në fundjavë, dhe statistikat e tij janë të shkëlqyera. Nëse shëndeti ia lejon, ai mund të mbajë Dinamon dhe të bëjë diferencën për pjesën tjetër të sezonit”, nënvizoi Jakirovic.
Trajneri i Hull Cityt ka zbuluar arsyen pse Arbër Hoxha nuk u transferua në Angli këtë verë, duke treguar se kontrata ekzistuese me Dinamon e mbajti lojtarin në “Maksimiri”.
“Unë personalisht doja ta sillja Arbërin te Hull këtë verë, por u penguam nga embargoja dhe, duke pasur parasysh kontratën e tij ekzistuese me Dinamon, ai nuk mundi të vinte. Kjo tregon mjaftueshëm se çfarë mendoj për të”, deklaroi Jakirovic.
Arbër Hoxha në top formë
Nga një lojtar që mund të kishte lëvizur te Hull City këtë verë, Hoxha u bë “raketa” e Dinamos, një histori sensacionale që po i jep jetë dhe emocion sezonit të ekipit nga Maksimiri. Pa dyshim, vjeshta e Dinamos i përket Arbër Hoxhës. /Telegrafi/