Perrie Edwards shfaq me barkun e rrumbullakosur të mërkurën, teksa doli në Londër për herë të parë që nga njoftimi se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Këngëtarja, 32 vjeçe, dhe i fejuari i saj futbollist, Alex Oxlade-Chamberlain, të cilët tashmë janë prindër të djalit Axel, katër vjeç, ndanë lajmin e bukur në rrjetet sociale javën e kaluar.
Perrie tërhoqi vëmendjen me një korse të bardhë me dekolte të theksuar, të cilën e kombinoi me një fund sateni me skaje prej dantelle të bukur.
Ajo hodhi mbi supe një pallto të shkurtër bezhë, duke zbuluar korsenë poshtë dhe e kombinoi veshjen me dy varëse ari të trasha.
Ish-anëtarja e grupit Little Mix mbathi një palë taka shumë të larta dhe mbante me vete një çantë Dior të bardhë të koordinuar, me vlerë 3,500 euro.
Perrie shfaqi buzëqeshjen e saj të mrekullueshme teksa ecte në qytet dhe u përshëndeti fansave që e prisnin.