Perplexity, motori i kërkimit AI i cili ka vënë në shënjestër Google, ditën e Enjte lançoi Perplexity Labs, një mjet për abonentët e planit 20 dollarësh të kompanisë për të përpiluar raporte, databaza, dhe dokumente.
Perplexity Labs është i disponueshëm në ueb, iOs dhe Android ndërsa së shpejti do të vijë edhe në Mac dhe Windows. Labs vjen në të njëjtën ditë që debutoi platforma e agjentëve AI Manus.
Perplexity Labs, e fuqizuar nga inteligjenca artificiale, mund të kryejë kërkime dhe analiza, duke marrë rreth 10 minuta dhe duke përdorur mjete si kërkimi në internet, ekzekutimi i kodit, si dhe krijimi i grafikëve dhe imazheve për të hartuar raporte dhe vizualizime.
Sipas Perplexity, Labs mund të krijojë aplikacione interaktive në internet dhe të shkruajë kod për të strukturuar të dhënat, për të zbatuar formula dhe për të krijuar dokumente.
Të gjitha të dhënat e gjeneruara gjatë punës me Perplexity Labs siç janë grafikët, imazhet apo pjesëza kodi, organizohen në një tab të dedikuar ku mund të shikohen dhe shkarkohen.
E gjitha kjo duket e mrekullueshme në teori por AI është një teknologji joperfekte ndërsa ka raste kur Labs nuk prodhon përgjigjet e duhura. /PCWorld Albanian
https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0