“Përplasje” mes Ramës dhe Ismailit në debat: Ti pi kafe, ne kemi punuar… (VIDEO)

“Përplasje” mes Ramës dhe Ismailit në debat: Ti pi kafe, ne kemi punuar… (VIDEO)

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, i cili po kërkon një mandat të dytë, pati një “përplasje” me kandidatin e PDK-së, Uran Ismaili, gjatë debatit.

Derisa Ismaili përmendi një rast të një nëne me fëmijë, karroca e të cilit ishte sulmuar nga qentë endacakë, si shembull i mungesës së sigurisë në qytet, Rama tha: “Derisa ti pi kafe që katër vjet, ne kemi punuar dhe kemi kryer punë të mëdha”.

“Duhet edhe një emision për monologje, kush po të jep informata të pasakta se po del shumë keq këtu, të vërtetat janë faktike”, tha Rama.

“Ti që shitet që ta nin për Prishtinën e rri tu pi kafe, ne kemi punuar Uran”.

Ndërkaq, Ismaili i tha Ramës se nuk ka asgjë personale me të, pasi sipas tij, ai po ka një tendencë për ta thumbuar.

“Po flas për qytetarët që sulmohen. Unë kam vajzën 14 vjeçare që e kam përcjell për në shkollë për një vit për shkak të qenve endacakë në Bregun e Diellit. Si unë janë edhe shumë prindër të tjerë në Prishtinë që duhet t’i bartin fëmijët e tyre. Kam takuar edhe një doktoreshë në Ulpianë e cila thotë se duhet të marrë taksi për të shkuar në QKUK. Rrëfimet e Prishtinës janë rrëfime të sinqerta, nuk kanë të bëjnë me çështje në qoftë se unë dhe ti po merremi vesh apo jo”, tha Ismaili në “Rubikon” në Klan Kosova.

The post “Përplasje” mes Ramës dhe Ismailit në debat: Ti pi kafe, ne kemi punuar… (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.