Në një postim që ka shkaktuar tronditje në opinionin publik amerikan, Elon Musk deklaroi se Donald Trump është i përfshirë në dosjet e Jeffrey Epstein, duke thënë: “Koha për të hedhur bombën vërtet të madhe: Trump është në dosjet e Epstein.”
Ky reagim i fortë i Musk në platformën X të enjten shihet si një pikë kthese në marrëdhënien mes dy figurave, e cila deri vonë ishte karakterizuar nga mbështetje e ndërsjellë.
Nga një përkrahës i zëshëm i administratës Trump, Musk është shndërruar në kritik të ashpër të ish-presidentit, sidomos pas përplasjes për “Projektligjin e Madh dhe të Bukur”, që ka shkaktuar debat të gjerë në qarqet politike.
Musk, i cili kishte mbështetur financiarisht fushatën e Trump dhe kishte drejtuar Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), tashmë është distancuar plotësisht nga administrata dhe ka kritikuar ashpër ligjin, duke e cilësuar si një barrë të rëndë për qytetarët amerikanë.
Përmes një sërë postimesh në rrjetet sociale, Musk shkoi më tej duke akuzuar Trumpin, megjithëse nuk ofroi dëshmi konkrete, se figuron në dosjet famëkeqe të Epstein – dokumente që përmbajnë emra të personazheve me ndikim nga politika dhe biznesi, të përfshirë në rrjetin e abuzimeve seksuale ndaj të miturve. Vetë Trump më parë kishte kërkuar që këto dosje të bëhen publike.
Trump reagoi menjëherë duke i mohuar akuzat dhe duke deklaruar për mediat se “Musk ka çmendur”. Ai theksoi se nuk ekziston asnjë provë që e lidh atë me veprimtarinë e paligjshme të Epstein.
Çfarë janë dosjet Epstein?
Jeffrey Epstein, financier me ndikim në SHBA, u bë qendër e vëmendjes publike pas akuzave për abuzim seksual ndaj të miturve në fillim të viteve 2000. Ai u dënua me 13 muaj burg dhe në vitin 2019 u akuzua sërish në Nju Jork për trafik seksual, por vdiq në rrethana të dyshimta në burg para gjyqit.
Rasti Epstein mori përmasa globale për shkak të lidhjeve të tij me personalitete të larta, përfshirë Princin Andrew, Bill Clinton, Donald Trump, dhe figura të tjera publike. E dashura e tij, Ghislaine Maxwell, u dënua në vitin 2022 me 20 vjet burg për trafikim seksual të të miturve.
Marrëdhënia Trump–Epstein
Trump dhe Epstein njiheshin që në fund të viteve 1980, kur frekuentonin të njëjtat rrethe të pasura të Nju Jorkut. Ata janë fotografuar së bashku në festa të ndryshme dhe evente mondane. Trump në vitin 2002 e përshkroi Epstein si një “djalë të mrekullueshëm”, por më vonë marrëdhënia mes tyre u përkeqësua dhe, sipas Trump, u ndërpre për shkak të një konflikti mbi një marrëveshje për prona.
Trump ka mohuar çdo përfshirje në aktivitetet e paligjshme të Epstein dhe ka deklaruar se ka ndihmuar autoritetet në hetime. Biografi i Trump, Michael Wolff, publikoi vitin e kaluar intervista të Epstein, në të cilat ky i fundit e quante Trumpin “analfabet funksional”.
Përplasja Musk–Trump
Tensionet e fundit vijnë në një moment kur Musk është distancuar publikisht nga Trump dhe po flitet gjithnjë e më shumë për mundësinë që ai të mbështesë një alternativë të re politike. Nga ana tjetër, ekipi i Trump e ka përshkruar Musk si “të paqëndrueshëm” dhe ka hedhur poshtë akuzat e tij si trillime të motivuara politikisht.
Ndërkohë, kërkesa për transparencë mbi dosjet Epstein është rritur, me ligjvënës demokratë që kanë kërkuar hetim mbi arsyet pse dokumentet nuk janë zbuluar tërësisht. Shtëpia e Bardhë e ka quajtur këtë një “truk politik”.
Përplasja mes dy figurave më të zëshme të teknologjisë dhe politikës amerikane po ndjek me vëmendje nga opinioni publik, ndërsa pasojat mund të ndikojnë në mënyrë të ndjeshme klimën politike në SHBA në prag të zgjedhjeve të ardhshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);