E martë, 4 Mars, 2025
spot_img
HomeShowbizPërplasja Geci-Krasniqi, kush-kënd e provokoi? (VIDEO)

Përplasja Geci-Krasniqi, kush-kënd e provokoi? (VIDEO)

Në Qendrën  e Numërimit të Rezultateve (QNR), u raportua për një incident mes Alban Krasniqit, burrit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, dhe Nehat Gecit, vëllait të Gani Gecit.

Prania e familjes Geci, dhe Alban Krasniqit, që është edhe përfaqësues i VV-së në KQZ, bëri që të shtohen forcat policore në QNR.

Gazetarja e Klan Kosova, Altiana Zogaj thotë se për momentin situata është e qetë në këtë Qendër.

“Ne kontaktuam Gani Gecin, dhe ai tha se situata nuk ishte e atij lloji që ka çuar në një konfrontim të madh, por pavarësisht asaj, kishin pasur një debat të vogël ndërmjet vete, dhe tani zoti Geci nuk gjendet në Qendrën e Numërimit, e Krasniqi po”, tha Zogaj.

“Sipas dëshmitarëve, Krasniqi nuk ka pasur në vazhdimësi një qasje korrekte në raport me procesin që është duke vazhduar, ku i njëjti ka krijuar situata dhe ka provokuar edhe vëzhguesit e partive të tjera politike”, tha tutje gazetarja.

The post Përplasja Geci-Krasniqi, kush-kënd e provokoi? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498