Pas suksesit të albumit të saj të fundit, “Am I the Drama?”, Cardi B, është përfshirë në një konflikt të ashpër në rrjetet sociale me Nicki Minaj.
Përplasja mes tyre ka nisur që nga fillimet e karrierës së Cardi B, por kjo ngjarje e fundit u ndez pas lajmeve se albumi i Cardit ishte albumi më i suksesshëm i një artisteje femër në historinë e rapit.
Nicki reagoi duke pretenduar se shitjet e albumit të Cardit ishin fryrë përmes paketimeve dhe zbritjeve, duke çuar situatën në një grindje të shpejtë.
Foto: Instagram
Cardi iu përgjigj, duke theksuar se Nicki, si artiste me përvojë 16-vjeçare, duhet të krahasohet me emra si Taylor Swift, Rihanna dhe Drake, dhe jo me të.
Ajo theksoi se krahasimet e Nickit me të ishin të padrejta, duke përmendur se ishte ende në shkollë kur Nicki debutoi.
Nicki më pas publikoi disa mesazhe në X, ku sulmonte mënyrat e promovimit të albumit të Cardit dhe e akuzonte se po “ulë vlerën e muzikës së saj” përmes ofertës 4.99 dollarë.
Ajo gjithashtu publikoi imazhe të gjeneruar nga AI, duke e krahasuar Cardin me karakterin Barney nga programet për fëmijë. Sulmet u bënë edhe më personale, duke përfshirë komente mbi shtatzëninë e Cardit dhe fëmijët e saj.
Cardi B dhe Nicki Minaj
Cardi iu kundërpërgjigj duke spekuluar për përdorimin e lëndëve narkotike nga Nicki dhe ndikimin e mundshëm tek fëmijët e saj, si dhe duke përmendur një çështje të abuzimit seksual të vëllait të Nickit dhe pretendime për infertilitet të Nickit nga droga.
Konflikti vazhdoi të eskalojë, me Nicki që vazhdoi të përmendte fëmijët e Cardit dhe akuzoi figura të ndryshme të industrisë muzikore, duke përfshirë Roc Nation, për ndërhyrje dhe sabotim të karrierës së saj. Cardi e sfidoi Nickit të tregonte vendndodhjen e saj, ndërsa Nicki kërcënoi me padi për komentet mbi infertilitetin.
Ky përplasje tregon se grindja mes dy repereve ka kaluar kufijtë e muzikës dhe ka prekur çështje personale, duke bërë që mediat dhe fansat të jenë të tensionuar me çdo postim të tyre. /Telegrafi/