E martë, 8 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePërplasja e Konjufcës me Listën Serbe, Deda: Ishte për ta larguar vëmendjen...

Përplasja e Konjufcës me Listën Serbe, Deda: Ishte për ta larguar vëmendjen nga punësimet familjare

Në edicionin e sontëm të Rubikonit me Adriatik Kelmendit, në mesin e shumë temave u diskutua edhe për ecurinë e seancës së Kuvendit të Kosovës.

Analisti politik Ilir Deda, komentoi deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, me deputetët e Listës Serbe.

Sipas Dedës, kjo ishte veçsa për ta larguar vëmendjen nga punësimi i familjarëve të anëtarëve të partisë në pushtet.

“Këta u kënaqen duke punësuar familjarë, unë s’po mundem me besu. Unë sa më shumë po e shoh se qysh po qeverisin, unë po pyes: Pse kemi qenë aso opozite në të kaluarën:? Për shumë më pak keqpërdorime ne patëm thënë: Jo, s’bën kështu, s’bën kështu”, tha Deda në Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT