Përplasen vetura me motokultivatorin, dy të lënduar

Përplasen vetura me motokultivatorin, dy të lënduar

Sot në rrugën Ferizaj-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një veturë dhe një motokultivator”.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”.

Ahmeti tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.

The post Përplasen vetura me motokultivatorin, dy të lënduar appeared first on Klan Kosova.