Një aeroplan i American Airlines është përplasur me një helikopter në Uashington DC, tha Administrata Federale e Aviacionit.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, avioni i American Airlines që u rrëzua është ndarë në gjysmë në lumin Potomac. Helikopteri që u përfshi në përplasje ndodhet pranë avionit.
American Airlines ka konfirmuar se në bordin e avionit ndodheshin 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, transmeton Klankosova.tv.
Zyrtarët e policisë i kanë thënë CBS News se 18 trupa janë gjetur nga ekipet e kërkimit në vendin e përplasjes dhe se asnjë i mbijetuar nuk është gjetur deri më tani.
Nuk ka ende një përditësim zyrtar nga autoritetet për numrin e viktimave.
Ngjarja ndodhi gjatë afrimit të pistës 33 në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit Reagan rreth orës 21:00.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>