Opinionsiti Rrahman Paçarizi thotë se ka mundësi së në zgjedhjet e 9 shkurtit ka pasur manipulim masiv të votave.
Ai përmendi 868 votat të cilat kanë qenë përpjekje të votimit të shumëfishtë, e sipas tij, nëse një gjë e tillë nuk duhet, i bie që ka pasur manipulim të votave, transmeton Klankosova.tv.
“868 vota kanë qenë përpjekje për votim të shumëfishtë, dhe unë mendoj se ashtu si në matematikë qitet prova, edhe këtu duhet me ia qit votën, në kuptimin se a do të ndërmerren masa ndaj atyre personave. Më duket se dënimet janë deri në tri vjet burg. Nëse këta persona nuk shkojnë në burg, atëherë këtu definitivisht ka pasur manipulim masiv me votat. Kjo pasi rreth 1 mijë vetë janë përpjekur të vjedhin votën”, tha Paçarizi në emisionin “Rubikon”.
The post Përpjekjet për votim të shumëfishtë, Paçarizi: Nëse nuk merren masa, ka pasur manipulim masiv të votave appeared first on Klan Kosova.