Ka nisur edhe seanca e sotme, që është e 44-ta, e që zhvillohet në tentativë për ta bërë legjislaturën e nëntë parlamentare.
Edhe seanca e së mërkurës, si 43 të mëhershmet po mbahen me qëllim të funksionalizimit të Kuvendit të Kosovës, njofton Klankosova.tv.
Procesi ka ngecur tek zgjedhja e kreut të Kuvendit, pozitë për të cilën Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidimi i Albulena Haxhiut.
The post “Përpjekjet e shterrura për konstituim”, nis seanca e 44-të appeared first on Klan Kosova.