E diel, 13 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Përpjekja e Serbisë për të sulmuar Kosovën”, Deliu: E rëndësishme të kemi...

“Përpjekja e Serbisë për të sulmuar Kosovën”, Deliu: E rëndësishme të kemi institucione

Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se as sot s’pret ndonjë ndryshim në bllokadën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Ajo thotë se përgjegjësia i takon partisë së parë, derisa shton se një situatë e tillë është për keqardhje, transmeton Klankosova.tv.

“Fatkeqësisht as këtë të diel nuk pres të kemi ndonjë ndryshim, për shkak të qëndrimeve që kemi parë dhe për shkak të barrikadimit dhe pengmarrjes që e shohim tash e sa kohë. Natyrisht që është për keqardhje”, tha ajo.

Deputetja po ashtu foli rreth përpjekjeve të Serbisë për të sulmuar Kosovën, ku thotë se është shumë e rëndësishme që Kosova të ketë institucionet e saja.

The post “Përpjekja e Serbisë për të sulmuar Kosovën”, Deliu: E rëndësishme të kemi institucione appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT