Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar gjashtë projektet kryesore të realizuara në lagjen Ulpiana të kryeqytetit.
Rama në një postim në rrjetin social Facebook ka publikuar fotografi nga këto projekte.
Ai ka numëruar “Ulpiana Art Center”, infrastrukturë e transformuar nga bunkeri, në hapësirë për art dhe kulturë.
“6 projekte, një Ulpianë tjetër”, ka shkruar Rama.
Projekt tjetër i rëndësishëm i publikuar nga Rama ishte rinovimi i degës së bibliotekës Hivzi Sylejmani në Prishtinë dhe Qendra për Lexim dhe Aktivitete.
Ndriçimi i rrugëve D-1-H10-Parku, Dëshmorët e Kombi, Fehmi Lladrovci, Xhevë Lladrovci e Eqrem Çabej.
Në mandatin e Ramës, është rinovuar edhe parku me shtigje për ecje, ndriçim dhe pajisje rekreative.
Është bërë zëvendësimi i rrjetit të kanalizimit në zonën jugore dhe ndërtimi i kolektorit të ri për ujërat atmosferike pranë parkut, dhe rigjenerimi i Lagjes së Artistëve. /Telegrafi/