Përparim Rama prezanton projektin e rigjenerimit urban: Lagjet që u ndërtuan pa asnjë plan, tash po marrin formë

Përparim Rama prezanton projektin e rigjenerimit urban: Lagjet që u ndërtuan pa asnjë plan, tash po marrin formë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se lagjet që deri dje u ndërtuan pa plan, sot po marrin formë.

Ai ka dhënë detaje për planin të cilin po e jetëson dita-ditës.


“Për herë të parë në kryeqytet lagjet që deri dje, u ndërtuan pa asnjë plan, tash po marrin formë. Densitetet, funksionet, programet, vizioni, rrugët, kanalizimi, ndriçimi e shenjëzimi, krejt sipas planeve strategjike urbane”, tha Rama.

Ai theksoi se me planin e rigjenerimit urban në Kolovicë e Kodër të Trimave, do të kthehet integriteti i qytetarëve.

“Me projektin e rigjenerimit urban, po kthejmë integritetin e qytetarëve, e rregullin dhe jetën moderne në dy prej lagjeve më të mëdha të Prishtinës, në Kolovicë dhe në Kodrën e Trimave. Prishtina, përtej kaosit urban, tash veç me plan”, tha Rama. /Telegrafi/