Rruga “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë, është transformuar tërësisht.
Si rezultat i investimeve të komunës, kjo zonë është bërë me rrugë moderne e hapësirë të gjelbëruar.
Dikur, ishte plot pluhur e zhavorr, që shkaktonte probleme për qytetarët.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamjet e ndryshimit të madh.
“Rruga Nekibe Kelmendi, dikur dhe sot”, ka shkruar ai.
Investimet e projektet e realizuara mund të gjenden në platformën Prishtina Work. /Telegrafi/