Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it. Rama ka thënë se KFOR është garancia për stabilitet e paqe në Kosovë dhe rajon.
“Për më shumë se dy dekada, KFOR është garancia e paqes, sigurisë dhe stabilitetit për Kosovën dhe rajonin”, ka shkruar Rama.
Ai ka falënderuar gjeneralin Barduani për shërbimin.
“Mirënjohje për Gjeneralmajor Enrico Barduani për shërbimin e tij dhe urime Gjeneralmajor Özkan Ulutaş në detyrën e re si komandant i KFOR-it. Bashkë vazhdojmë rrugën e sigurisë dhe partneritetit”, tha Rama.
I pari i kreqytetit tha se angazhimi i KFOR, është garani për të ardhme të qetë. “Ky angazhim është garancia më e fortë për një të ardhme të qetë dhe të sigurt për gjeneratat që vijnë”, ka shkruar Përparim Rama.