Përparim Rama i çon ‘selam’ Kurtit: Uroj që të fitojnë ata që bashkëpunojnë me miqtë ndërkombëtarë

news image

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, ka ushtruar të drejtën e tij për votë në Fakultetin Filozofik, i shoqëruar nga familja.

Rama, i cili kandidon për një mandat të dytë në krye të kryeqytetit, në një deklaratë për mediat pas votimit, fillimisht uroi për fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë në ndeshjen e mbrëmshme.

“Uroj që edhe sot të fitojë kryeqyteti, të fitojë zhvillimi i vendit tonë, të fitojë një bashkëpunim i mirësjelltë nga të gjithë, një unifikim, një zgjidhje të përbashkët për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Rama.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe të një qasjeje të përbashkët për të garantuar të ardhmen e qytetit dhe të brezave të rinj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/