Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me përfaqësues të degëve të LDK-së.
Me një video në rrjete sociale, Rama është shprehur optimist. Ai ka thënë se kjo është ekipa më e mirë.
“Prishtina, jam këtu me ekipën ma të fortë. Për fitoren përtej. Me të parën”, tha Rama.
Ky takim vjen një javë para zgjedhjeve të 12 tetorit.