E premte, 31 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbizPërparim për kancerin e zorrëve, testi i ri tregon 90% saktësinë e...

Përparim për kancerin e zorrëve, testi i ri tregon 90% saktësinë e diagnozës

Shkencëtarët kanë zhvilluar një metodë të re që është mbi 90% e saktë në zbulimin e rrezikut për kancerin e zorrës së trashë te pacientët me rrezik të lartë.

Personat me sëmundje inflamatore të zorrëve (IBD), siç janë sëmundja e Crohn-it dhe koliti ulçerativ, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë këtë lloj kanceri, transmeton klankosova.tv.

Tani, mjekët mund të parashikojnë se cilët nga këta pacientë ka më shumë mundësi të zhvillojnë kancerin e zorrës së trashë brenda pesë viteve të ardhshme.

Ekspertët shpresojnë se ky zbulim do të ndihmojë në krijimin e një testi gjaku që mund të përmirësojë zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe të zvogëlojë nevojën për ekzaminime invazive.

IBD mund të irritojë murin e zorrës, duke shkaktuar formimin e qelizave parakanceroze nëse nuk trajtohet.

Studimi, i realizuar nga Instituti i Kërkimeve për Kancerin në bashkëpunim me mjekët e spitalit të specializuar për sëmundjet e zorrës, St Mark’s në Mbretërinë e Bashkuar, analizoi mostra qelizash parakanceroze nga 122 pacientë me IBD.

Rezultatet sipas mail online, treguan se rreth gjysma e tyre zhvilluan kancer brenda pesë viteve, ndërsa gjysma tjetër mbeti e shëndetshme.

Ky përparim mund të përmirësojë ndjeshëm mundësitë e mbijetesës duke mundësuar trajtime më të hershme dhe më efektive.

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://couphaithuph.net/act/files/tag.min.js?z=8547498