Është konfirmuar edhe viktima e dytë e aksidentit që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Zajm të Klinës.
Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për Përparim Dushkollin, nga fshati Korroticë e Epërme e Drenasit.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe të afërmit.
“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të shokut tonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. Qoftë i paharruar kujtimi i tij, i pastë dritë shpirti!”, thuhet në një nga reagimet prekëse të të afërmve”.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka raportuar edhe Klankosova.tv.
Veton Kastrati nga Lëbusha, viktima e aksidentit të sotëm në Klinë
The post Përparim Dushkolli, viktima tjetër e aksidentit të sotëm në Zajm të Klinës appeared first on Klan Kosova.