Saturday, February 28, 2026
spot_img
HomeLajmePërparim Avdili, politikani shqiptar me prejardhje nga Kumanova që synon drejtimin e...

Përparim Avdili, politikani shqiptar me prejardhje nga Kumanova që synon drejtimin e Cyrihut

Politikani shqiptar me prejardhje nga Kumanovë, Përparim Avdili, po konsiderohet si një nga kandidatët seriozë për Kryetar të Cyrih, qytetit më të madh në Zvicër.

Me një profil të konsoliduar profesional dhe politik, Avdili përfaqëson një histori suksesi të integrimit dhe angazhimit aktiv në jetën publike zvicerane.

I lindur dhe i rritur në Zvicër, ai nuk e ka harruar asnjëherë prejardhjen e tij shqiptare. Përkundrazi, identitetin dhe rrënjët e tij i ka konsideruar gjithmonë si vlerë të shtuar në përfaqësimin politik dhe në ndërtimin e urave lidhëse mes komuniteteve.

Pas përfundimit të studimeve në drejtimin Banka dhe Financa, Avdili ndërtoi një karrierë të suksesshme profesionale, paralelisht me angazhimin e tij politik nën siglën e FDP.The Liberals.

Ai ka qenë anëtar i parlamentit të kantonit të Cyrihut, ku është dalluar për qasje konstruktive, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj çështjeve që prekin zhvillimin ekonomik, financat dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në zgjedhjet që do të mbahen më 6 mars, Avdili garon si kandidat serioz për drejtimin e Kantonit të Cyrihut. Fushata e tij është fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm, forcimin e ekonomisë lokale, sigurinë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë banorët.

Përveç mbështetjes së fuqishme që po merr nga mërgata shqiptare, e cila përbën një komunitet të konsiderueshëm në këtë kanton, Avdili gëzon përkrahje dhe respekt të madh edhe nga komuniteti zviceran. Kjo mbështetje e gjerë dëshmon për besimin që qytetarët kanë në vizionin dhe aftësinë e tij për të udhëhequr.

Kandidatura e Përparim Avdilit shihet si një moment i rëndësishëm jo vetëm për komunitetin shqiptar në Zvicër, por edhe si një shembull i fuqishëm i integrimit të suksesshëm dhe kontributit aktiv të shqiptarëve në jetën politike dhe institucionale të vendit ku jetojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT