Përndjekja e grave nga burrat, Lakatari: Kërkoni drejtësi, edhe nëse s’ju besojnë (VIDEO)

Përndjekja e grave nga burrat, Lakatari: Kërkoni drejtësi, edhe nëse s’ju besojnë (VIDEO)

E ftuar në emisionin “Shoqet”, gazetarja Zhaklin Lakatari foli rreth përndjekjes së grave nga burrat.

Ajo thotë se gratë nuk duhet dorëzuar para një rasti të tillë, por duhet kërkuar drejtësinë e tyre, edhe nëse iu mohohet, transmeton Klankosova.tv.

“Unë besoj fort të institucionet, dhe mendoj se nëse një shkallë nuk të përgjigjet, atëherë ka shkalla të tjera, dhe ka gjithmonë mënyra të tjera, një avokat më i fortë, një shoqatë grash, institucione ndërkombëtare, pra nuk mendoj që duhet të dorëzohemi. E di që ndonjëherë prekim edhe fundin, por kur prekim nuk ka më tutje ku të shkojmë, kështu që vetëm duhet të ngjitemi”.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të funksionojmë në një shoqëri e tillë si e jona duke qenë vetja. Dhe është gjëja më e rëndësishme t’i qëndrosh besnik vetes. Këshilla që unë jap, bëhuni të forta, mos hiqni dorë edhe nëse nuk ju besojnë”, u shpreh Lakatari.

The post Përndjekja e grave nga burrat, Lakatari: Kërkoni drejtësi, edhe nëse s’ju besojnë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.