Komuna e Kamenicës po vijon me realizimin e projekteve infrastrukturore në fshatin Krilevë, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët lokalë, përcjell Telegrafi.
Me një investim prej mbi 750,000 euro, po asfaltohen disa rrugë lokale, përfshirë Rrugën “Ahmeti”, Zonën e “Livagjeve” dhe 16 degëzime të tjera brenda lagjeve të Krilevës.
Kryetari i komunës, Kadri Rahimaj, ka deklaruar se krahas asfaltimit të rrugëve, po ndërtohet edhe një urë e vogël, e cila pritet të përmirësojë qarkullimin dhe të lehtësojë lëvizjen e përditshme të banorëve. /Telegrafi/