E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmePërmes projektit "PlaNET SOEN4" synohet evropianizmi i shkollave të Vushtrrisë

Përmes projektit “PlaNET SOEN4” synohet evropianizmi i shkollave të Vushtrrisë

Disa të rinj nga Kosova janë përfitues të një projekti goxha të rëndësishëm.

Nënshkrimi i kontratës u bë në Banska Bysteica të Sllovakisë.

“PlaNET SOEN 4”, është një projekt edukativ i fokusuar në buxhetimin me pjesëmarrje dhe përfshirjen aktive të komunitetit për nxënësit.

Synimi i këtij evropianizimin e shkollave të mesme të larta posaçërisht në Komunën e Vushtrrisë, Korçës, Bijelo Polje, Kielce, Banska Bystrica, ngritjen e kapaciteteve të shkollave si dhe të fuqizojë nxënësit në zhvillimin e aftësive të lidershipit, zgjidhjen kreative të problemeve dhe menaxhimin e projekteve.

Nëpërmjet aktiviteteve praktike dhe kreative, nxënësit do të hartojnë dhe zbatojnë projektet e tyre komunitare në shkollat përkatëse, duke nxitur angazhimin qytetar dhe duke përmirësuar ambientet shkollore me ndërhyrje kreative nga vet nxënësit. Përmes këtij projekti, shkollat e mesme të larta do të kenë një rol më aktiv në formimin e liderëve të ardhshëm, duke krijuar një gjeneratë të rinjsh të aftë dhe të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e tyre qytetare.

SOEN4 është planifikuar të zgjasë deri në gusht 2027, me një rol të veçantë mbi bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndikimin afatgjatë.

Koordinatori lokal i projektit PlanET SOEN 4 për Kosovë, Arianit Jashari, ka vlerësuar lartë këtë mundësi për nxënësit si dhe shkollat e mesme, në veqanti “Gjimnazin Eqrem Çabej”, Vushtrri.

– Rreth 50 nxënës do të përfitojnë nga trajnimet ndërkombëtare;

– Shkëmbime të nxënësve;

– Shkëmbime të mësimdhënësve dhe praktikave bashkëkohore;

– Ngritje të kapaciteteve;

– Rrjetëzim dhe bashkëpunim

– 5 Shkolla të mesme të larta;

– 5 Organizata Jo-qeveritare nga 5 shtete të ndryshme

👉Zhvillimi i Aftësive të Lidershipit – Përmes trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme, nxënësit do të përfitojnë aftësi të reja për të udhëhequr projekte dhe për të sjellë ndryshime pozitive në komunitetet e tyre.

👉Zgjidhja e Problemeve dhe Menaxhimi i Projekteve – Një nga synimet e projektit është që t’i pajisë të rinjtë me aftësi të forta analitike dhe praktike për të identifikuar sfidat dhe për të implementuar zgjidhje të qëndrueshme.

Ky projekt është një dëshmi e fuqisë së edukimit për të transformuar shoqërinë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për brezat e ardhshëm!

Ky projekt implementohet nga Agency for Development of Gemer Region 🇸🇰, ACCESS 🇽🇰Association Education by the Internet🇵🇱,, MladiinfoMontenegro 🇲🇪, Balkan Youth Activism🇦🇱dhe bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian🇪🇺

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://fenoofaussut.net/act/files/tag.min.js?z=8547498