Përmbysje në Asamblenë e Prishtinës – LDK e para, LVV bie pas PDK-së

Përmbysje në Asamblenë e Prishtinës – LDK e para, LVV bie pas PDK-së

Gara për Prishtinën në Zgjedhjet Loale 2025 nuk përfundoi me të parën, andaj kryeqytetasit do t’u drejtohen edhe njëherë kutive të votimit më 9 nëntor.

Derisa Përparim Rama, Hajrulla Çeku dhe Uran Ismaili ishin shumë aktiv në fushatën e tyre, vetëm dy të parët do të garojnë në muajin e ardhshëm për të parin e Prishtinës, raporton Telegrafi.


Rama i LDK-së doli i pari me 34,752 vota apo përkthyer në përqindje si 33,76 për qind.

Diferenca mes tij dhe Çekut nuk është e madhe, pasi kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje mori 33,05 për qind të votave.

Por, kështu nuk duket edhe në votat për asamblenë komunale, ku renditja ndryshon dukshëm.

LDK prinë bindshëm me numrin e votave për asamblenë komunale, pasi ka grumbulluar plotë 27,102 vota, apo në përqindje 28,98.

telegrafi.com

PDK e drejtuar nga Ismaili në Prishtinë ka marrë 21,116 vota për Kuvendin Komunal apo e përkthyer në përqindje 22,58 për qind.

Ndërsa në vendin e tretë renditet LVV, që ka marrë 20,169 vota apo në përqindje 21,56 për qind.

Tashmë është e konfirmuar se Prishtina do të shkojë në balotazh, ku qytetarët do të votojnë mes Ramës dhe Çekut më 9 nëntor. /Telegrafi/