Një përleshje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Edit Durham” në Prizren.
Policia ka arrestuar një burrë të dyshuar, i cili gjatë ndërhyrjes ka rezistuar dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit zyrtar, transmeton Klankosova.tv.
Poashtu në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se nga incidenti një zyrtar policor ka kërkuar trajtim mjekësor.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
The post Përleshje në Prizren, arrestohet i dyshuari që dëmtoi veturën e policisë appeared first on Klan Kosova.